Thaçi i drejtohet Serbisë: Do t’ju përgjigjemi me ushtrin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se ndaj çdo kërcënimi të Serbisë, ai si komandant suprem i FSK’së do t’i përgjigjet me ushtri dhe polici.

“Jam komandant suprem i FSK-së. Kosova do t’i përgjigjet drejtpërdrejt çdo kërcënimi të Serbisë. Do t’i përgjigjet me ushtri dhe polici. Si një komb. Nëse ajo nuk ndalet me retorikën luftënxitëse”, ka thënë Thaçi në Zona e Debatit.

“Do të jemi të pakompromis për mbrojtjen e integritetit dhe pavarësisë sonë”.

Thaçi në Zonën e Debatit ka thënë se idetë për konferencë ndërkombëtare për Kosovën, Union Ballkanik dhe të ngjashme janë të rrezikshme dhe ka theksuar se nuk do të lejojë që të ndodhin.