Publikohen mesazhet, Xhaferri-Xhuljetës: Të kam mbajt me lekë, më shkatërrove familjen!

Tronditi opinionin publik krimi i ndodhur në Don Bosko nga Xhafer Mata, 31 vjeçari qëlloi Xhuljeta Çunin, 19 vjeç me të cilën kishte pasur një lidhje dashurie. Xhaferi i kishte kërkuar Xhuljetës të rilidheshin, por ajo nuk kishte pranuar dhe 31-vjeçari pasi kishin debatuar, i mori jeten 19-vjeçares dhe pak minuta më vonë edhe vetes.

Report Tv ka zbardhur disa nga mesazhet që çifti ka shkëmbyer një ditë para krimit. “Më detyrohesh shumë, prej teje shkatërrova familjen, lashë gruan dhe fëmijën, të kam ndihmuar dhe me para”, i shkruante Xhaferi Xhuljetës.
E reja ka refuzuar t’i përgjigjet mesazheve të Matës, të cilin disa herë e kishte denoncuar në Komisariatin numër tre për kërcënim, përndjekje dhe mesazhet fyese. Por paçka shoqërimit nga policia, Mata kishte premtuar tek Inspektori i Rendit në zonë se nuk do t’i sillte më asnjë shqetësim 19-vjeçares Xhuljeta Çuni.