Prindërit humbën jetën në aksident, 4 jetimet në varfëri ekstreme, apel shqiptarëve

Çifti i të rinjve nga Peshkopia, Gentian dhe Klodiana Karazajmi, 34 dhe 28 vjeç, humbën jetën në një aksident me motor më 10 mars.

Çifti i ndjerë ka lënë pas 4 vajza më e madhja 14 vjeçe dhe më e vogla 2 vjeçe. Përkundër dhimbjes së madhe që ka pllakosur familjen, ata jetojnë në varfëri ekstreme
Nisur nga rasti i rëndë, “Fundjavë Ndryshe” ka çelur një fushatë për ndihmë ndaj familjes.

Gjyshi i fëmijëve dhe vajza e madhe bëjnë apel, pasi familja nuk ka asnjë të ardhur dhe gjenden në situatë të vështirë.