”Kryeministër shkarkoje menjeherë”

Sot është shënuar 20 vjetori i bombardimeve të NATO-s në Serbi.

E pikërisht sot, zëvendësministrja e Drejtësisë nga radhët e Listës Serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq ka vendosur që të publikojë një shkrim ku tha se para 20 vitesh u bë “gjenocid ndaj një shteti sovran”.

“Në ditën e sotme, para 20 vitesh ndaj një shteti sovran që një dekadë më herët luftoi kundër terrorizmit shqiptar në kuadër të kufijve të saj, është bërë qëllimisht gjenocid i planifikuar nga NATO”, shkroi ndër të tjerash zv/ministrja serbe në Qeverinë e Kosovës, Vesna Mikiq.

E pas kësaj deklarate kanë filluar thirrjet e qytetarëve për shkarkimin e saj.

Është deputetje e PDK-së, Ganimete Musliu, ajo e cila kërkoj urgjentisht nga kryeministri Haradinaj shkarkimin e zëvendësministres serbe e cila paguhet nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

Postimi i Musliut:

R E A G I M
Kjo zv.Ministre nuk guxon te paguhet nga taksat tona. Kryeminister Haradinaj, shkarkoje menjeher! Boll me kemi toleruar por jo deri ne pafundesi. Ndytesirat si kjo nuk i sherbejne as serbeve te Kosoves. Le te shkoj te jetoj ne “shtetin e saj sovran” .
#Kryeministershkarkoje