Home / LAJME / URIME SHQIPTARË! Lajm i madh për Kosovën vjen nga Amerika
Kosovo and U.S. flags decorate the main square in Pristina, Kosovo, on Feb. 17, on the 10th anniversary of the country's independence from Serbia.

URIME SHQIPTARË! Lajm i madh për Kosovën vjen nga Amerika

Me një diversitet rekord prezantohen kandidatët e shumtë në numër nën siglën demokrate për të sfiduar republikanin Donald Trump në presidencialet e 2020. Ja lista e kandidatëve të parë që hyjnë zyrtarisht në arenën zgjedhore.
– Elizabeth Warren –

68-vjeçe, senatorja e Massachusetts starton garën përkrah figurave të rëndësishme të demokratëve. Duke sfiduar polemikën mbi origjinën e saj të largët amerikano-indiane, ish-pedagogia e drejtësisë në Harvard, e cilësuar “Pocahontas” nga presidenti Donald Trump zyrtarizoi kandidaturën e saj më 2 shkurt. Ajo u spikat për kritikat e artikuluara ndaj gabimeve të Wall Street.

– Cory Booker –

Senatori me ngjyrë karizmatik dhe i njohur në sajë të medias, shpesh i krahasuar me Barack Obama, Cory Booker shpalli kandidaturën e tij më 1 shkurt duke predikuar bashkimin në një Amerikë të përçarë. Ish-kryebashkiaku i Newark, në New Jersey, ky ndjekës i Twitter dhe orator i spikatur 49 vjeç, prej vitesh aludohej të ishte pjesë e garës për presidencialet.

– Kamala Harris –

E shumëpritura, senatorja e Kalifornisë e cila aspiron të bëhet presidentja e parë me ngjyrë e SHBA-së njoftoi kandidaturën e saj përvjetorin e lindjes së Martin Luther King, më 21 janar. Vajza e një shkencëtare indiane në mjekësi dhe një ekonomisti nga Xhamajka, Kamala Harris 54 vjeçe fillimisht ka mbajtur postin e prokurores së San Francisco më pas mori drejtimin e Shërbimit Gjyqësor të gjithë Kalifornisë (2001-2017).

– Kirsten Gillibrand –

Senatorja e Nju Jorkut u bë e njohur për luftën kundër ngacmimit seksual, veçanërisht në radhët e Ushtrisë, përpara emergjencës së lëvizjes #MeToo që mbështet në mënyrë aktive.

– Julian Castro –

Nipi i një emigrante meksikane dhe ish-sekretarit të Shtetit gjatë presidencës së Barack Obama, Julian Castro shpalli kandidaturën në anglisht dhe spanjisht më 12 janar, në mesin e debateve me tone të larta për emigracionin. Ish-kryebashkiaku i qytetit të San Antonio, në Teksas i moshës 44 vjeç shpreson të emërohet presidenti i parë hispanik i SHBA-së.

LAJME  Elena rrëfen: Nëna ime po e puth burrin tim gjithmonë në buzë sa herë që po e takon? Çfarë të bëjë?

– Pete Buttigieg –

Kryebashkiaku i ri në moshë i qytetit South Bend, në Indiana iu bashkua garës më 23 janar me një mesazh tërësisht të orientuar drejt së ardhmes. Ish-ushtarak i moshës 37 vjeç ai do të renditet kandidati i parë që shfaqi hapur homoseksualitetin e tij në presidencialet amerikane nëse fiton parapraket e demokratëve.

– Tulsi Gabbard –

Vetëm 37 vjeçe, e zgjedhura e Dhomës së Përfaqësuesve me origjinë nga Hawaï u hodh në garë më 11 janar. Mbështetëse e Bernie Sanders en 2016, ish-ushtarakja u kritikua për takimin e saj me liderin sirian, Bachar Al-Assad në valën e luftës civile, dhe për deklaratat e mëparshme antihomoseksuale që më pas shprehu keqardhje.

– John Delaney –

I zgjedhur në Dhomën e Përfaqësuesve ku ai përfaqëson Maryland, John Delaney është përfshirë shumë herët në garë që në korrikun 2017, por shanset për të duken të pakta.

– Andrew Yang –

Biznesmen shumë pak i njohur, i lindur në 1975. Ai u pozicionua në garë pothuajse pa zhurmë që në fund të 2017, duke paralajmëruar për rreziqet e teknologjive të reja mbi punësimin amerikan.

-Aspirantët të cilat nuk kanë dalë ende hapur-

Një numër i madh i figurave me peshë të kampit demokrat nuk kanë vendosur ende, përfshirë ish-zëvendëspresidentin e Barack Obama, Joe Biden, senatorin dhe ish-kandidatin në parapraket demokrate, Bernie Sanders, senatoren Amy Klobuchar, senatorin Sherrod Brown, ish-deputetin e Dhomës Beto O’Rourke, miliarderin Michael Bloomberg dhe guvernatorin e Shtetit të Montanës, Steve Bullock. /atsh

Check Also

Urime Shqiptarë! Franca, Gjermania, Italia, SHBA dhe Britania po e mbështesin Kosoven për taksen ndaj Serbisë

Britania e Madhe në një takim të fundit të përfaqësuesve të vendeve të Kuintit (Franca, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *